Rama: Pikat e verdha do bëhen si vijat e bardha

Distancimi social është pikë kryesore për luftën ndaj Covid-19. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në facebook ka shpërndarë disa foto nga bashkia e Elbasanit, ku shihet vendosja e pikave të verdha për të sinjalizuar distancën që duhet mbajtur nga njerëzit teksa marrin shërbime në vende të ndryshme, që nga farmacitë e deri tek supermarketet.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisë thekson se ky është një standard që do të nisë të zbatohet kudo, pasi pikat e verdha do të jenë po njësoj si vijat e bardha apo semaforët, bashkë me masat ndëshkimore për shkeljen e tyre.

“Përgëzime bashkisë Elbasan. Ky do të jetë standarti kudo dhe pikat e verdha do të bëhen si vijat e bardha a si semaforët, me detyrimin për t’i respektuar të gjithë dhe masat ndëshkimore për shkeljen e tyre. Deri dje vetëm automjetet mund të plagosnin e vrisnin njerëz, sot edhe këmbësorët janë rrezik për njëri-tjetrin, prandaj deri nesër, kur bota të rikthehet në normalitet, na duhet të bashkëjetojmë me rregulla që deri dje as nuk i ka imagjinuar dot askush”.

SHKARKO APP