“Rama po hyn në një përplasje me natyrën e demokracisë europiane”, Gjekmarkaj: Kryeministri do të zbehë kritikat

Analisti Agron Gjekmarkaj i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” tha se miratimi i ligjit antishpifje është në përplasje me natyrën e demokracisë europiane. Gjekmarkaj ka theksuar se kryeministri me këtë projekt-ligj do që të zbehë kritikat, sidomos pas dështimit për hapj të negociatave.

“Si mund të luftojë qeveria fake news, kur ka thënë se janë hapur negociatat dy herë. Si mund ta ndalojë shpifjen një qeveri, që ju thotë gazetarëve kadrinj dhe mediave kazan. Me dënimin e Frangajt dhe disa gazetarëve dikur ne menduam se mori fund situata për të përndjekur gazetarët, por sa duket jo. Ky ligj po hedh pleh në tokën e censurës dhe auto-censurë. Rama kërkon që të zbehë sa më shumë kritikën. Tani që BE i ka hapur dyert, do të zbehë kritikën. Ka pasur reagime nga Radio France International, që thanë se në Shqipëri është e pamundur të jesh gazetar. Pra, praktikisht Rama po hyn në një përplasje me vetë natyrën e demokracive europiane në raport me Shqipërinë. Edi Rama po hyn në një përplasje me natyrën e demokracisë në një botë normale”, deklaroi Gjekmarkaj.

SHKARKO APP