Rama po shqetësohet pse nuk ka dhunë!
Kryeministri Edi Rama, në një postim në Twitter ka publikuar një foto nga protestuesit e opozitës në Vlorë.
“Ja dhe çeta haxhiqamiliste e Vlorës gati për antimitingun enverist të radhës, “Rama Ik”, ku mungon vetëm Saliu me automatik, Luli me matrapik, Iliri me llastik dhe Fallxhorja me zhapik, po ama turpi i ngrënë me bukë vazhdon sistematik dhe revolucioni është bërë mekanik✌”,- shkruan kreu i qeveris, një një postim që duket i panevojshëm dhe që më shumë tenton të acarojë protestuesit e opozitës.
KOHA JONË SONDAZH

