Rama po synon de-faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe ri-faktorizimin e serbëve

Nga: Aleksandër Biberaj

U bene disa dite qe Edi Rama dhe taborri i tij i shpifjeve, per te larguar vemendjen nga skandalet e perditeshme, nga deshtimi total ne ekonomi, ne menaxhimin e pasojave te termeteve te vitit te kaluar dhe kolapsi i shkaktuar nga keq-menaxhimi i pandemise, i zhytur ne krim dhe korrupsion, i deshtuar ne integrimin e Shqiperise ne BE, i eshte sulur si skifter i terbuar liderit te opozites Lulzim Basha duke u perpjekur te ngjalle nje raport te vdekur te Dick Martyt, nje marksist-leninist i spikatur, dhe nje anti-amerikan dhe anti-shqiptar i terbuar, i financuar nga qendrat anti-amerikane dhe anti-shqiptare Moska dhe Beogradi.

Dick Marty ishte raportuesi i raportit anti-amerikan “Te burgosurit sekret te CIA-s ne Europe” dhe i raportit anti-shqiptar “Trafikimi i organeve ne Kosove”, raporte keto pa asnje baze reale te mbushura me shpifje dashakeqe dhe te bazuara thjesht ne thashetheme. Ne kohen qe Dick Marty pergatiste raportin famekeq te inicuar dhe sponsorizuar nga Moska dhe Beogradi, Lulzim Basha si Minister i Jashtem pergatiste viziten e Presidentit Amerikan Geoge W. Bush ne Shqiperi per shpalljen e pavaresise se Kosoves, lobonte per shpalljen e pavaresise se Kosoves dhe njohjen nderkombetare te saj nga me shume se 100 shtete. Sot kur po gjykohen padrejtesisht ne Hage lideret e UCK-se, heronjte e saj, Edi Rama duke qene ne sinkron te plote me Mosken dhe Beogradin shpif duke sulmuar direkt Lulzim Bashen dhe indirekt UCK-ne dhe drejtuesit e saj, duke i sherbyer tezave anti-shqiptare te Rusise dhe Serbise se “UCK-ja ishte Organizate Terroriste” dhe se “Levizja per Pavaresi/Clirim ne Kosove ishte Levizje Separatiste”.

Edi Rama gjate 7 viteve te qeverisjes se tij arriti te nxjerre nga izolimi Aleksander Vucicin, ta faktorizoje dhe popullarizoje ate nderkombetarisht, duke relativizuar krimet serbe ne Kosove dhe i barazuar ato me Luften Clirimtare ne Kosove, lufte e drejte per vete-mbrojtje nga barbaria serbe. Edi Rama me politiken e tij anti-Kosove dhe anti-UCK i veshi ujkut Vucic lekuren e qingjit duke e paraqiruar ate ne opinionin nderkombetar si negociator dhe duke vertetuar tezen cinike/djallezore serbe se “Ne problemet i kemi me shqiptaret e Kosoves se ata jane terroriste/separatiste, nderkohe qe ne nuk kemi probleme me shqiptaret e Shqiperise”?!

Sherbimi i fundit qe donte ti bente Edi Rama Serbise ishte ndarja e Kosoves, por fatmiresisht ky plan deshtoi me turp. Keto sulme banale ndaj opozites, liderit te saj Lulzim Basha, UCK-se dhe drejtuesve te saj, qe behen direkt apo indirekt dhe vetem per qellime elektorale, do te jene edhe fundi i karrieres se turpshme politike te Edi Rames ne sherbim te Serbise, pasi 25 Prilli po vjen shpejt! Historia do ta damkose me turp Edi Ramen dhe sektin e rilindjes per de-faktorizimin e shqiptareve ne Ballkan dhe ri-faktorizimin e serbeve pas masakrave dhe krimeve te tmerrshme qe ata kryen ne Kosove dhe ne Bosnje! Turp per keta shqip-foles anti-shqiptare!

SHKARKO APP