Kryeministri Rama: Samiti i NATO-s do të mbahet në Tiranë në vitin 2027
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga Samiti i NATO-s në Hagë ku u mblodhën liderët e Aleancës me prezencen e Presidentit amerikan Donald Trump, ku shkruan se aty u vendos unanimisht për organizimin e samitit të radhës në Tiranë në vitin 2027.
Kjo është një ngjarje historike për Shqipërinë. Në vitin 2027 gjithë krerët e shteteve anëtare të NATO-s, përfshirë edhe presidentin amerikan Donald Trump, do të jenë në kryeqytetin e Shqipërisë.
Ky vendim i NATO-s tregon kredibilitetin e madh që ka fituar Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

KOHA JONË SONDAZH

