Rama poston videon: Nuk do ketë vend as në varreza nëse…

Edhe njëherë Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që shqiptarët të qëndrojnë në shtëpi. Duke shpërndarë një video të mjekëve të infektivit në Tiranë të cilët kujdesen për pacientët e prekur me Covid-19, ka thënë se ata janë të alarmuar nga sjelljet e papërgjegjshme të atyre që po e sabotojnë këtë luftë me xhirot e tyre dhe me ato radhat pa radhë, që kthehen në mitingje për të përqafuar armikun e për ta marrë me vete në shtëpi.

Sipas Ramës mjekët po bëjnë heroizëm, ndërsa sabotatorët po bëjnë një tradhti të pashembullt, që do të na hapë varrin po nuk u ndal urgjent.

”Mjekët e infektivit janë të alarmuar nga sjelljet e papërgjegjshme të atyre që po e sabotojnë këtë luftë me xhirot e tyre dhe me ato radhat pa radhë, që kthehen në mitingje për të përqafuar armikun e për ta marrë me vete në shtëpi. Këta mjekë po bëjnë heroizëm, ndërsa sabotatorët po bëjnë një tradhëti të pashembullt, që do të na hapë varrin po nuk u ndal urgjent. Nëse nuk rrini të gjithë drejt në këtë luftë, nuk do kemi ku të shtrijmë të sëmurët dhe nuk do ketë vend as në varreza, jo më në spitale”.

SHKARKO APP