Rama poston videon: Sa shumë shembuj qytetarie…

Edhe këtë fuindjavë, në 6 bashkitë e cilësuara si zona të kuqe, prindërit me fëmijë deri në 14 vjeç si dhe pensionistët kanë të drejtë të dalin. Pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare. Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30.

Gjithashtu do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Të dielën të gjitha mbyllur. Sot dhe nesër do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private.

Për këtë ka shkruar sot edhe kryeministri Edi Rama, i cili ndër të tjera ka shpërndarë edhe një video nga qyteti i Tiranës ku duken të moshuarit që kanë mbushur parqet. ”Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë”.

https://www.facebook.com/138734771522/videos/172551200799340/

SHKARKO APP