Rama premton ndryshime, Takaj skeptik: Jemi në prag të fushatës elektorale

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me disa nga drejtuesit e futbollit shqiptar, me të cilët diskutoi për masat që do merren për parandalimin e dhunës në stadiumet e vendit. Rama bëri shumë premtime, të cilat i tërhoqën vëmendjen presidentit të Skënderbeut, Ardian Takaj.

Sapo mori fjalën, ai kërkoi kryeministrit Rama, një datë se kur mund të hynin në fuqi të gjitha ato premtimet që u thanë në mbledhje, duke qenë se jemi edhe në kohë fushate 100 ditë para zgjedhjeve lokale.

“A mund të na japë një datë kryeministri për të gjitha këto që u folën. Do të jetë shumë e rëndësishme, që mos e kalojmë thjesht në një bisede kafeje. Është shume serioze për sportin shqiptar. Edhe ajo pjesa që folët për domatet është shumë e vërtetë që futbolli shqiptar është në një krizë shumë të madhe financiare. Nuk do të ishin këta aktorët e futbollit në rast se këtu do të kishte përfitime të mëdhaja. Në këtë tavolinë do të shikojë fytyra të tjera. Prandaj unë do të doja një datë të arsyeshme. Ky 100 ditëshi është shumë elektoral”, u shpreh Takaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?