Rama president në 2027? Berisha kundër: Jemi sistem parlamentar

Placeholder Image

Kryeministri do ishte i interesuar për zgjedhje të parakohshme në vjeshtë, që do t’i mundësonin më pas shtimin e kompetencave kushtetuese të presidentit të republikës, një post që pas katër vjetësh, kur të mbarojë mandati i Bajram Begajt, mund të jetë në objektivat e shefit aktual të Qeverisë. Kjo do të kërkonte edhe një pjesë të votave opozitare, ndaj Sali Berisha u distancua.

“Opozita ka qenë, është dhe mbetet për sistem parlamentar në Shqipëri. Ky njeri që po flet këtu, në vitin 1992 ka pasur kompetenca ekzekutive dhe është shprehur që në atë kohë kundër dhe është gjithnjë kundër. Kurrë opozita nuk mund të marrë pjesë në një akt të tillë”, tha Berisha.

I hapur u shpreh ndaj disa prej propozimeve të bëra publike nga partitë e vogla, duke shtuar idenë e tij për pjesëmarrje të detyruar në votim të elektoratit.

“Jam dakord plotësisht dhe e kam ngritur para disa vitesh uljen e moshës për të drejtën e votimit në 16 vjeç. Kam bërë fushatë për këtë në vitin 2013. Jam i hapur plotësisht për proporcional të pastër, për lista të hapura. Proporcionali i pastër nuk mund të injorohet”, tha ai.

SHKARKO APP