Rama: Presidenti nuk ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit…
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur aktit të presidentit të vendit, për të çuar në Gjykatën Kushtetuese, vendimin e qeverisë lidhur me çështjen e teatrit. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, në studion e emisionit “Opinion”, Kryeministri tha se pavarësisht që nuk dëshironte të bënte polemikë me presidentin, askush nuk ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv.
“Nuk dua të bëj polemikë me presidentin, nuk është as drejtor i urbanistikës, as kryeminister dhe kryetar i bashkisë dhe nuk ka tagër të vendosi për kompetenca të këtyre instancave. Ka të drejtën të mendojë ndryshe, ka të drejtën të bëjë ato që i sheh të arsyeshme brenda kornizës së vet të veprimit, por jo presidenti por asnjë tjetër që nuk ka mandat dhe nuk ka kontratë me popullin shqiptar për të bërë detyrat që i takojnë një qeverie, nuk ka shans ta ndalojë veprimtarinë e pushtetit ekzekutiv. Nuk jemi në kushtet e një historie të re, jemi në kushtet e një episodi të ri, në një histori të mbushur me episode”, tha Rama.