Rama presion Gjermanisë? Ngjela: Ata qeshën me të
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se kryeministri Edi Rama gaboi gjatë vizitës në Gjermani, sipas tij me dy çështje: Atë për islamizmin dhe për Saimir Tahirin.
”Rama gaboi në presion. Vajti në Gjermani dhe mendoi se mund t’i bënte presion politikës gjermane se mos të jem unë, atje lulëzon islamizmi. Kjo ishte pak a shumë. Pranoni kështu siç jam. Ata qeshën. Politika amerikane ka qeshur sepse e di mirë të vërtetën. Historia e një shoqërie që ka të njëjtën psikikë përsëritet në mënyrë identike. Bëri gabim politik të rëndë. Në Gjermani doli edhe aspekti i Tahirit”,-tha Ngjela.
KOHA JONË SONDAZH

