Rama prezanton platformën e re: Si të merrni leje për të dalë me makinën tuaj
Kryeministri edi Rama ka prezantuar pak minuta më parë edhe platformën e re të aplikimeve për tëmarrë leje në rast se jeni me mjetin tuaj privat dhe që e përdorni për punë,
Sipas Ramës, ata që duan autorizim për të shkuar në punë javën tjetër, të ndjekin me vëmendje video-udhëzimin dhe të testojnë sistemin e ri që përmes e-albania duke shtuar se kështu i jepet fund pritjeve për aprovimin e autorizimit.
Reagimi i plotë:
? LEJE-DALJA ME AUTOMJET TANI PËRMES E-ALBANIA??
https://e-albania.al/
?JU LUTEM ATYRE QË DUAN AUTORIZIM PËR TË SHKUAR NË PUNË JAVËN TJETËR TË NDJEKIN ME VËMENDJE VIDEO-UDHËZIMIN DHE TË TESTOJNË SISTEMIN E RI QË PËRMES E-ALBANIA I JEP FUND PRITJEVE PËR APROVIMIN E AUTORIZIMIT?
? LEXONI ME VËMENDJE NË HYRJE LAJMËRIMIN QË JU SHFAQET, KU DO TË GJENI QOFTË KATEGORITË E LEJUARA KËTË JAVË PËR PUNË, QOFTË PROTOKOLLIN SANITAR TË SIGURISË?
? E PËRSËRIS, SISTEMI PO TESTOHET QË DERI NESËR TË JETË PLOTËSISHT FUNKSIONAL, PRANDAJ MOS U MËRZISNI NËSE DO TË HASNI NDONJË VONESË NË APROVIM, SEPSE PJESËMARRJA JUAJ NË TESTIM NDIHMON NË KOLAUDIMIN E SISTEMIT?
? LEXONI PO ASHTU ME VËMENDJE PASOJAT LIGJORE E PENALE PËR SHKELËSIT E KUFIZIMEVE TË POSAÇME ANTI-COVID TË QARKULLIMIT NË KËMBË APO ME AUTOMJET?
https://e-albania.al/