Rama pritet me duartrokitje për fitoren historike në votimet moniste

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar 30 qershorin një moment historik, paçka se votimet ishin njëpartiake. Në një konferencë për mediat ai tha se kjo ditë tregoi se sot fitoi e ardhmja dhe shteti.

“Sot ishte 30 qershori i një Shqipëri që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarjeje të rëndë politike, të frymëzuar, nxitur dhe organizuar për të ndaluar ecjen tonë përpara në rrugën e normalitetit shtetëror dhe integrimin në BE. Sot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës që u kthye muaj pas muaj në ditën kulmore në një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes”, tha Rama.

Për këtë ditë që u zhvilluan votimet, Rama falënderoi partnerët ndërkombëtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Faleminderit qeverisë së SHBA dhe përfaqësuesve të saj në Tiranë, faleminderit BE dhe delegacionit të BE në Shqipëri, faleminderit misionit të OSBE”, tha Rama/ Opinion.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?