Rama: Programi i hapjes graduale, kurse lokalet…

Përmes një video live në facebook, ku foli kryesisht për paketën e zgjeruar financiare, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te lehtësimi i masave dhe hapja graduale. Teksa tha se është duke u përgatitur një plan për këtë, Rama u shpreh se lokalet dhe restorantet do të jenë të fundit që do të hapen.

“Po përgatisim programin e hapjes graduale. Do të ketë rregulla strikte për hapjen e aktiviteteve tregtare apo ekonomike. Asnjë vend nuk ka folur për një hapje, ku restorantet apo lokalet janë në fillim apo në mes të procesit. Ata do të jenë të fundit që do të hapen. Është e pamundur ndryshe”.

Kryeministri u shpreh i vendosur për miratimin e ndryshimeve në kodin penal. “Hapja do të shtrëngohet me shtrëngim. Ne nuk mund të tolerojmë ata që mendojnë se kjo punë iku apo të lëvizin jashtë rregullave. Ne do të miratojnë futjen në kodin penal të masave që lidhen me situatën epidemisë”.

SHKARKO APP