Rama publikon apelin e Erdogan: Po të bashkojmë fuqitë, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë
“Po të bashkojmë fuqitë, ne e ngremë Shqipërinë në këmbë”, ishte ky apeli i Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në fjalën e tij në Konferencën Ndërkombëtare të Nivelit të Lartë mbi investimet publike private.
Në videon e publikuar në facebook nga kryeministri Rama, Erdogan thekson edhe njëherë se Turqia do të ndihmojë me sa mundet Shqipërinë, ndërsa i bën thirrje edhe vendeve të tjera që të kontribuojnë.
“Konferenca Islamike ka 50 anëtarë. Ne po të kapemi dorë për dore, po të bashkojmë fuqitë, nuk ka rëndësi sasia, shumë apo apo pakë, ne e ngrejmë Shqipërinë në këmbë. Kuptohet që dëshirat janë të mira. Por dëshirat po të mbeten vetëm fjalë fluturojnë. Mjalti po nuk hyri në gojë, nuk ëmbëlsohet goja. Ky mjaltë duhet ngrënë, ose ta ndaëm edhe me vëllezërit tanë këtë mjaltë. Ne këtë duhet të bëjmë, të ndaëm mjaltin së bashku. Bota Islamike është ajo që do ta hedhë hapin më të rëndësishëm. Ne si Turqi po punojmë, por e dimë që nuk është e mjaftueshme. Ne do punojmë, do të vazhdojmë. Zoti Kryeministër i ka dërguar letra dhe kërkesa shumë vendeve. Shpresojmë të marrin përgjigje pozitive këto kërkesa, sepse ne e kemi ndjerë dhimbjen e këtij tërmeti vite më parë në Turqi”, thotë mes të tjerash Erdogan.