Rama publikon fotot, prezanton qendrën e re turistike të Vermoshit
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka uruar mëngjesin sot përmes fotove që tregojnë transformimin e qendrës së Vermoshit. Ai thotë se Qendra e Re Turistike e Vermoshit është e dyta pas në zinxhirin e ri të bujtinave të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
STATUSI I PLOTE
MIRËMËNGJES 😊
dhe me Qendrën e Re Turistike të Vermoshit, që pas Valbonës është e dyta në zinxhirin e ri të bujtinave të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për të nxitur më tej zhvillimin e turizmit malor, duke rilindur në këtë rast godina të shkatërruara shtetërore të kohës së komunizmit, ju uroj një të dielë të bukur😍