Rama publikon pamjet e nënstacionit elektrik në Çorovodë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke publikuar një video nga nënstacioni i ri elektrik i Çorovodës. Sipas Ramës ky nënstacion ka siguruar furnizimin pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës.

Por ndërkohë kryeministri jep edhe një lajm të mirë. Ai thotë se së shpejti nis puna edhe për nënstacionin e ri të Kuçovës.

“MIRËMËNGJES ?
dhe me këto pamje nga nënstacion i ri elektrik në Çorovodë që ka siguruar furnizimin me cilësi dhe pa ndërprerje të 12 mijë familjeve e sipërmarrjeve të zonës për herë të parë pas 27 vjetësh, ju uroj një ditë të mbarë?
Në tre vitet e fundit janë investuar mbi 1 miliard lekë për rinovimin e rrjetit elektrik në rajonin e Beratit, përfshirë këtë nënstacion; linjën 110 kV Uzonë-Çorovodë; sistemin e monitorimit dhe kontrollit online SCADA; si dhe ndërhyrjet për rikonstruksionin e tërë rrjetit elektrik bashkë me ndërtimin e kabinave të reja. Së shpejti nis puna edhe për nënstacionin e ri të Kuçovës ku bashkë me rrjetin, kabinat dhe fiderat e rinj do të investohen 600 milionë lekë të tjera?”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama fb

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?