Rama publikon shifrat: Ja sa janë ulur taksat për biznesin

Kryeministri Edi Rama ndalet ditën e sotme në uljen e taksave dhe tatim fitimit.

“Me pasqyrën e uljes së re të taksave që e çon në 91% numrin e bizneseve në Shqipëri, të cilat paguajnë vetëm 5% taksë mbi fitimin, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri, mëngjesin e kësaj të marte.

Ndërkohë ai publikon një video sqaruese, ku thuhet se biznesit me xhiro deri në 14 milionë lekë ju ulet tatimi nga 10% në 5%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu bëhet me dije se përfitojnë 10852 biznese ose 50.8% e bizneseve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nënvizohet se falë këtyre ndryshimeve përfitojnë 91% e bizneseve.

Bëhet me dije se këto biznese e kanë tatim fitimin 0% ose 5%.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?