Rama publikon të dhënat: Shqipëria me numrin më të vogël të viktimave nga Covid në Europë
Shqipëria ka numrin më të vogël të viktimave për 1 milion banorë në Europë të shkaktuar nga koronavirusi.
Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë, përqindja e mortalitetit është 3.9%, 56.5% janë të shëruar dhe 39.7% e rasteve mbeten ende aktivë.
Kryeministri Edi Rama teksa publikon të dhënat nga Coronavirus Worldometer, shkruan se ky bilanc pozitiv është falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë.
Rama: Çudi e madhe ëëë?!Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar. Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe frikë nga injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes.