Rama publikon të tjera pamje brenda spitalit Covid 3. Ja çfarë thonë pacientët (Video)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar të tjera pamje nga brenda spitaleve Covid. Këtë mëngjes, kryeministri ka nxjerrë pamjet nga spitali Covid-3, që sipas tij, tregojnë realitetin e sistemit të mbrojtjes shëndetësore.

Në video pacientët thonë se mjekët i qëndrojnë pranë dhe shërbimi është i mirë.

“Më mirë jam nga kurimi i shkëlqyer i doktorësh Kozetës. Kemi nevojë për atë mirësi. Për herë të parë doktorësh me coi rreth e rrotull krevatit. Jam lehtësuar pak”, tha një prej pacienteve.

“Shërbimi dhe stafi është një mrekulli edhe në Stamboll që unë kam qenë nuk ka shërbim më të mirë”, tha një tjetër pacient.

Ndërsa zv/Drejtoresha e QSUT, Arjana Stroksha tha se ky spital i ka të gjitha parametrat.

“Spitali Covid i ka të gjithë parametrat. Kemi akoma shtretër bosh. Është alarm fals ajo që thuhet se nuk ka shtretër dhe se pacientët po shtrihen në koordiore”, tha zv/Drejtoresha e QSUT.

SHKARKO APP