Rama publikon videon e familjes me 5 fëmijë mes mjerimit, pa bukë, ujë e drita

Mëngjesin e së shtunës, kryeministri Rama e ka nisur duke ndarë me ndjekësit e tij në FB, një vizitë në familjen e Niko Ahmetit në fshatin Vajzë, të Vlorës.

Dy prindërit me 5 femijë jetojnë mes mjerimit, në një banesë që është më shumë rrënojë, pa drita e pa ujë.

1

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është banesa ku jetoj me 5 fëmijët, pa ujë, pa drita, pa rrugë, marr vetëm një ndihmë ekonomike. Ja kjo është familja ime, fëmijët kanë mbaruar tetëvjeçaren, vajzat e vogla vazhdojnë shkollën”- tregon i zoti i shtëpisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Banesa nuk ka shtretër për të gjithë dhe Rama e pyet: Ku flini?

Ai përgjigjet: Sheshit, ja si shikon, me mundesitë e mia, kaq mundesi kam.

“Do të shikojmë t’u gjejme një mënyrë t’u ndihmojë edhe për shtëpinë, edhe për fëmijët edhe për mundësi për ndonjë blegtori të vogël”- thotë Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1971335646498552/?t=0

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?