Rama publikon videon nga shkolla në Shijak: Doli jashtë funksionit pas tërmetit

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video nga punimet e shkollës “Kajo Karafili” në Shijak, e cila u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama ka një përshëndetje të veçantë për nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle, teksa i premton një godinë më dinjitoze.

Mirëmëngjes dhe me një përshëndetje të veçantë për fëmijët, prindërit, mësuesit dhe ekipin drejtues të shkollës “Kajo Karafili”, që pasi doli jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit, po rilind, më e fortë, më e bukur, më e madhe e me plot gjëra të reja, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë“, shkruan Rama.

Kjo shkollë do të ketë 15 klasa për 200 nxënës si edhe 6 laborator.

SHKARKO APP