Rama: Pushtimi i plazheve publike do të marrë fund, në vjeshtë ligji i ri

Pas aksionit të policisë për lirimin e plazheve publike, ka reaguar kryeministri Edi Rama. Në një postim në facebook, Rama shkruan se kjo duhet të marrë fund dhe ka njoftuar se në vjeshtë do të shkojë në Kuvend ligji i ri për mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.

Postimi i Ramës:

Pushtimi i plazheve publike dhe rrumpalla në administrimin e plazheve e të territorit bregdetar në tërësi nga njësitë vendore, duhet të marrë fund

Swiss Digital Desktop Reklama

Beteja e Policisë së Shtetit dhe inspektoriateve qendrore, qysh nga fillim korriku, po ndikon në përmirësimin situatës, por nuk mjafton.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vjeshtë në Kuvend, ligji i ri për mbrojtjen dhe administrimin e Vijës Bregdetare nga shteti.

Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie; nga tregtarët që nuk lëshojnë kuponat, tek harbutët që zaptojnë plazhet dhe deri tek zyrtarucë shtetërorë e pushtetarë vendorë, të cilët në vend të detyrës ndaj vendit dhe pushuesve, u bëjnë qoka dëmtuesve e zhurmuesve.

Zero Tolerancë ndaj abuzuesve nuk është moto fushate, po linja e re e qeverisjes Deri në Fund dhe në çdo drejtim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?