Rama reagon pas ngjarjes në Elbasan: Nuk do të na bëjnë të humbim qetësinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së Elbasanit, ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se dëshpërimi i humbësve nuk do ta bëjë të humbasë qetësinë dhe se 25 Prilli sipas tij do të sjellë ndëshkimin e forcave që duan të ribëhen gjarpër në këmbët e tij.

Rama:
Dëshpërimi i humbësve nuk duhet e nuk do të na bëjë të humbasim as qetësinë, as durimin, as besimin se 25 prilli do të sjellë bashkimin e shqiptarëve për ta ngjitur Shqipërinë në majën e merituar dhe ndëshkimin kuptimplotë të forcave që duan të ribëhen gjarpër rreth këmbëve tona!

SHKARKO APP