Rama: Regjistrim online të çdo pagese në kohë reale

Kryeministri Edi Rama nga një takim në Durrës me operatorët turistikë, tha se po punohet për një projekt për regjistrimin online të çdo transaksioni në kohë reale.

“Regjistrimin online të çdo transaksioni në kohë reale. Sot ju e dini shumë mirë që regjistrojmë xhiron ditore përmes kasave fiskale, ndërsa regjistrimi real i çdo transaksioni është teknologji dhe lehtëson shumë kompanitë e bizneset nga barra e rëndë e mirëmbajtjes së kasave dhe kështu me radhë”, tha Rama.

Ai tha më tej se masat lehtësuese për bizneset do të sjellë dhe ulje të informalitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ajo që ne kemi bërë gati është një masë lehtësuese për të gjitha bizneset deri në 140 milionë xhiro në vit që janë praktikisht 91% e gjithë bizneseve në Shqipëri aty ku është kufiri real mes më të vegjëlve dhe të mëdhenjve fare. Për të gjithë këto biznese ne do të bëjmë një ulje trefish të taksës, që do të thotë do të kalojmë nga 15% në vetëm 5% të tatim fitimit gjë që do i hajë mundësi bizneseve të vogla të ndahen nga gënjeshtra shumë vjeçare me xhiron dhe të mos e kenë më stresin që po thamë të vërtetën dhe po dilëm mbi 80 mln pastaj na kap 15% i tatim fitimit, po përkundrazi të punojnë pa sëkëlldi të mos i tremben më inspektimeve tatimore, të mos bëjnë më kukafshehthi me shtetin dhe shteti nag ana e vet të jetë një partner në një aleancë ku dot ë jetë më e lehtë të adresojmë atë problem të formalizimit më të thellë të gjithë këtij aktiviteti”, vijoi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?