Rama: Rindërtimi në Laç do të bëhet nga Turqia
Në mbledhje e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Edi Rama, tha se në Laç do të ndërtohen 500 apartamente nga Turqia.
Ndërsa për Tiranën, Rama shprehet se rindërtimi duhet rishikuar në funksion të situatës.
“Laçin ia kemi besuar kompanisë turke për ndërtimin e 500 apartamenteve. Tirana në lagjen e “5 Majit” duhet rishikuar në funksion të situatës, një plan i parë që kemi pasur të bëhet gati nëse ka nevojë për disa prishje apo shpronësim, te i famshmi kompleks i superbetonit, është pronë shteti, por mund të ketë një KCK të vogël atje, të pastrohet. Në Kombinat të shikohen edhe ato pallatet sovjetike”.
KOHA JONË SONDAZH

