Rama riorganizon krejt PS sipas 61 bashkive

 Edi Rama sot ka therritur  forumin me te larte drejtues te PS te kerkuar prej tij per te bere ndryshime radikale ne Statut. E para se ka nevoje qe ti pershtaten realitetit te ri ndarjes territoriale ku jane 61 bashki e duhet patjeter te ndryshoje dhe menyra e punes e selise roze dhe e dyta se po vijne edhe zgjedhjet politike pas dy vitesh e ka nevoje qe tani te kete riorganizim. E treta edhe per te mbyllur njehere e mire reagimet brenda selise roze per moszgjedhjen e kryetarit sidomos te Ben Blushit.

Por sot nuk besohet te kaloj pa debate kjo e Rames per nje PS ndryshe e sidomos kur ka marre shume vota ne zgjedhjet e fundit vendore, ai eshte nje "mbret" ne ate seli roze. Por dhe Mbreterit kane "antimbretin" ne gjirin e Oborrit !
Aq me teper se Edi Rama ne zgjedhjet e rradhes ne vitin 2017 nuk do te kandidoj me asnje prej figurave te tradites ne PS, perfshire edhe Ben Blushin.
Ndaj reformen ne statut Edi Rama do ta beje, porse do te kete probleme qe nuk jane te vogla, sepse PS eshte nje gjigand me shume koka, ndonese disa koka i ka prere Rama keto vite.
Por ndryshime duhen patjeter dhe per kete Rama eshte i vendosur dhe nuk terhiqet.

SHKARKO APP