”Rama s’është si Enver Hoxha”, Ndreca për arrestimet e zyrtarëve socialistë: Kryeministri jo prokuror

Një tjetër kryebashkiak i PS-së përfundon në pranga, por juristi Plarent Ndreca, mbron kryeministrin Edi Rama, për të cilin ka thënë se nuk është detyrë e tij ti kontrollojë të gjitha pushtetet, pasi nëse do të ishte i tillë do të krahasohej me Enver Hoxhën. Në studion e ”Top Story” pati mjaft debate mes Ndrecës, Bledar Kokës dhe Arjan Currit në lidhje me anën juridike, ku Ndreca akuzoi Currin se bën gafa juridike.

”Prandaj janë pushtetet të ndara, se ka të specializuar që mund të shkojë deri në pikën penale. Rama nuk është si Enver Hoxha, nëse pretendoni të keni kryeministër prokuror hajde ta mbyllim prokurorinë por do të bërtisnin me të madhe se na e morën këtë pushtet. Të lutëm se keni edhe gafa në të shprehur, nëse e pranon se je jurist të thuash inkriminuar domethënë se është vendim i formës së prerë.

Ligji për dekriminalizimin ka qenë vullnet politik i kësaj mazhorancë. Këta persona nuk kanë lidhje me çështje penale apo vepra penale të bëra në Shqipëri. Nëse e ke lexuar ligjin për dekriminalizmin nuk ka asnjë shkelje. Është e sigurt që argumentet e mi nuk ju pëlqejnë ju por a ka mundësi të më lini të shprehem, nuk e keni as profesionalisht as politikisht targetin të më kritikoni mua. Me ty mund të jem në dyshim se çfarë përfaqëson unë jam i sigurt se çfarë përfaqësoj”,-tha në ”Top Story”.

SHKARKO APP