“Rama s’fiton në Durrës”, Bylykbashi: Kemi identifikuar raste të shit-blerjes së votës, për pak ditë i kallëzojmë në SPAK

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në “NeWs 24”, kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Oerd Bylykbashi, tha se PD do të kallëzojë në SPAK të gjitha shkeljet që po bëhen në fushatë.

Ai tha se në monitorimin e tyre, ka pasur shkelje dhe indicie të shit-blerjes së votës dhe për këtë ai tha se do të kallzojnë në organet kompetente.

Gjithashtu, sipas Bylykbashit, Rama nuk është pjesë e listës fituese në Durrës, pasi sipas tij, Partia Socialiste nuk merr më shumë se 6 mandate në këtë qark.

Lajmi i Kolegjit Zgjedhor, subjektet politike me numra, po loboni për numrit, iu penalizon?

Oert Bylykbashi:
 Komisoneri i KQZ mori një vendim në përputhje me ligjin. Zgjedhësve iu dha e drejta të përzgjedhin jo vetëm partitë politike, por edhe kandidatët, votohet duke personalizuar ekipin që do të jetë në Parlament. Kjo e drejtë u hoq nga Edi Rama nëpërmjet KAS-it dhe Kolegjit Zgjedhor, sepse ata aty e kanë fuqinë e tyre. Kolegji mori vendim ashtu siç i interesonte Edi Ramës. Ky është fakti, Rama kërkonte këtë dhe ashtu e zgjidhi. Nuk i ka bërë dëm partive të tjera, por interesit të zgjedhësve. Votuesit ju mor mundësia për të parë kandidatët në qendrat e votimit. Ju mor mundësia të heqin nga listat kandidatët, ata që mund të jenë kriminelë. Ka arsye se shkohet tek fleta e votimit dhe vendoset me kryq tek preferenca. Një gjë është emri i kandidatit me reputacion, integritet, e nga ana tjetër një person që mund të jetë mamuth i korrupsionit, person që të gjithë e kanë në diskutimet e tyre, ose njerëz që janë pjesë e krimit. Impakti i saj do të jetë, por nuk është ky kryesori. Është përpjekje e Ramës për të zvogëluar maksimalisht goditjen që do i japin.

Numrat shkaktojnë kakofoni?

Oert Bylykbashi: Listat e hapura e kanë këtë vështirësi, kanë pasur edhe vendet e tjera. Një nga pasojat është që zgjedhës të caktuar mund ta kenë të vështirë dhe vota e tyre shkon e pavlefshme. Ftesa për shqiptarët është që të dalin dhe votojnë, të votojnë për ndryshimin dhe inovacionin. Nuk mundet që të rinjtë të qëndrojnë në këtë kolaps shtresash. Ata mund të votojnë nga shtëpia e tyre, dhe të kopjojnë Evropën në Shqipëri. Ne ndeshim nevojën për ndryshim tek njerëzit. Oferta e Ramës i duket kakofonike. Jam fare komod që Rama do të jetë aty, sepse është pjesë e listës së humbjeve në Durrës. PS nuk shkon më shumë se 6 mandate, PD do të marrë 8. PD e ka dëshmuar që mund të arrijë kaq vota. Rama ka ardhur për t’i dhënë kooptuarën e madhe, por s’ka durrsak që s’e di.

Si do e mbroni votën?

Oert Bylykbashi: Do të ketë denoncime, po bëhen gati për ata që po bëjnë shitblerjen e votës. Shit-blerja e votës është në format nga më të ndryshmet, jo vetëm paraja, por edhe marrja e kartave të ID, por edhe fondet për rindërtimin, po u jepet lekë para që nuk kanë pasur dëme. Të gjitha këto do të shkojnë në SPAK, mund të bëjmë edhe kallëzimin penal para datës 25, por duam që SPAK të godasë sot. Kutitë nuk mbushen, do të ketë kamera në qendrat e votimit, të mos ketë presion. Pra janë marrë një seri masash, rinumërimi i votës do të jetë i thjeshtë. Ne po bëjmë gati të gjithë veprimet e nevojshme për të goditur ata që mendojnë se do të veprojnë si në të shkuarën. Shqiptarët kanë mundësi për të votuar numrin 9.

Ju kur bëni fushatë i thoni, votoni numrin 4 dhe 9?

Oert Bylybashi: Po, por më e rëndësishmja është numri 9. Midis dy listave midis PS dhe PD në Durrës, kemi një listë me CV të lidhur me krimin dhe korrupsionin dhe lista jonë e mbushur me CV e njerëzve që kanë kontribut politik. Kemi 8 vite që kemi mbetur tek statusi i vendit kandidat. Nuk mundet të blejë vota nëse SPAK është i pavarur. Basha thotë se rikthehemi rrugës për në BE.

Sakaq, Bylykbashi u ndal dhe tek çështja Becchetti, biznesmeni italian që po përflitet se ka fituar ndaj Shqipërisë një gjyq me vlerë 110 milionë euro.

Bylykbashi tha se në ndonjë vend tjetër, kryeministri nuk duhet të hynte fare në zgjedhje, pasi do t’i kishte të humbura.

Ai tha se nëse Partia Demokratike vjen në pushtet, paratë nuk do të paguhen nga qytetarët, por nga përgjegjësit.

Çështja Becchetti. Kush do i paguajë këto para?

Oert Bylykbashi: Së pari duhet të kuptojmë që ky vendim vjen për shkak jo vetëm të një arrogance të Ramës, jo vetëm se donte të heshte një televizion. Është një konkluzion logjik të mënyrës se si erdhi në pushtet. Jo vetëm se kemi marrë një vendim që na penalizon me 110 milionë euro. Nuk ka më shpresë. Ai përpiqet të hedhë hi syve të Shqiptarëve, sepse vendimi është bombë elektorale. Një kryeministër në një vend tjetër do të kishte mbyllur procesin e fushatës, sepse do të jetë e humbur. Ajo që ka dalë si transkript, e është kërkuar pazar me konkurrentin, që të bie në suazën e konkurrentin me të njëjtën fushë, prandaj është dhe kjo vendimmarrje. Rama thotë që shqiptarët ta paguajnë këtë shumë, ndërsa PD është e mendimit që këto para do t’i merren përgjegjësit, edhe paratë do të konfiskohet.

Ju do të ndryshoni ligjin dhe kush do i paguaj?

Oert Bylykbashi: Ata që kanë shkaktuar dëm, nga Edi Rama e më poshtë. Ajo që ne ofrojmë është të mos ia lëmë në kurriz shqiptarëve dëmet që i shkaktuan një grup njerëzish, po të paguhen nga përgjegjësit.

SHKARKO APP