Rama shkarkoi kryebashkiakun, juristi-zv.ministrit: Me shpjegimet e tua qeshin edhe fëmijët

Një debat i fortë është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ midis juristit Jordan Daci dhe zv/ministrit të Brendshëm Ervin Hodaj, teksa po diskutohej vendimi i Këshillit të Ministrave për  shkarkimin e krytarit të Bashkisë të Vaut të Dejës, Zef Hila.

Ndërsa Hodaj po shpjegonte procedurën që u ndoq për shkarkimin e Hilës, nga një studio paralele juristi Daci oi drejtua me fjalët: “Me këto shpejgimet tuaja qeshin edhe fëmijët, na bëni si konstitucionalist tani”.

Kjo ndërhyrje e ka acaruar Hodajn që ia ktheu: “Çfarë po flet ti mo”?

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, që mikrofoni i Hodaj u bllokua, Daci shpjegoi se “ka video që vërtetojnë se kryetari i bashkisë së Vaut të Dejës s’ka qenë fare i pranishëm në vendin e ngjarjes ku u dogj KZAZ-ja.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Vendimi për shkarkimin e tij s’ka asnjë lloj vlere pasi kur ngrihet Gjykata Kushtetuese, ajo mbetet një copë letre pa vlerë. Ashtu siç bënë edhe me Presidentin këta, se thonë që ka bërë shkelje të Kushtetutës dhe i referohen ligjit të procedurës administrative”, shtoi avokati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?