Rama shkarkoi zv/ministrin e LSI-së

 

Shkarkohet nga detyra zëvendësministri i LSI­-së Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, Dorian Duçka. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ndërsa ka marrë dhe miratimin e kryeministrit Edi Rama. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit është marrë ky vendim. Dorian Duçka njihet si një nga njerëzit e afërt të kreut të LSI­-së, Ilir Meta.

Burime nga Lëvizja Socialiste për Integrim thanë për Koha Jonë se largimi i Duçkës është bërë për arsye personale, pas një kontrate pune private që ka nënshkruar me një kompani në një nga vendet perëndimore.

Mësohet se Duçka e ka paraqitur dorëheqjen para tre javësh. Megjithatë vendimi i Qeverisë ku saktësohej vetëm procedura e lirimit nga detyra u ka dhënë udhë edhe më shumë zërave për mosmarrëveshje mes PS dhe LSI.

SHKARKO APP