Rama shkarkon drejtorin e Hipotekës: Halabak, njeri i padenjë

Në takimin me koordinatorët, Edi Rama bëri me dije shkarkimin e drejtorit të Hipotekës së Durrësit dhe shtoi se vendimi do të komunikohet nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. “Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”, u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes. Kreu i qeverisë fton qytetarët t’i drejtohen platformës dixhitale shqiperiaqeduam.al për çdo shqetësim të tyre pasi trajtimi për t’i dhënë zgjidhje do jetë me përparësi. Mjaftojnë pak minuta tha Rama për të adresuar problemin dhe menjëherë angazhimi i institucioneve respektive do jetë maksimal.

Mijëra qytetarë kanë marrë përgjigje si dhe kanë përfituar përmes platformës në një kohë kur disa vite më parë u duhej të endeshin nëpër zyrat e institucioneve duke larguar gjithnjë e më shumë zgjidhjen. Platforma online, tha Rama, është ilaçi i një sëmundje jo normale siç është burokracia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shembullin konkretet sesi burokracia ka penalizuar qytetarët ndër vite, duke iu mohuar të drejtën e tyre, Rama solli drejtorin e Hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, i cili u denoncua nga emisioni investigativ “Fiks Fare” teksa refuzoi të regjistronte në hipotekë pronën e një qytetari, ndërsa iu drejtua që të shkonte dhe ta zgjidhte hallin te kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke njoftuar shkarkimin e tij nga detyra, Rama e quajti kreun e Hipotekës së Durrësit halabak dhe njeri të padenjë. Në takimin e sotëm, disa qytetarë prezantuan zgjidhjet që ata kanë marrë nga platforma shqiperiaqeduam.al.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?