Rama: Shkodra shembulli se vota vlen. Ne e kthyem përmbys historinë nga degradimi në rilindje

Në një takim me votuesit për herë të parë të qarkut Shkodër, kryesocialisti Edi Rama u ndal te transformimi që ka ndodhur në qytet në dy vitet e fundit kur bashkinë po e drejton PS.

”Personalisht fiksimin e vjetër që si ka mundësi që nuk ma dhanë njëherë shansin shkodranët për t’i provuar se çfarë mund të bëjmë ne për Shkodrën unë e kam nxjerrë dy vite më parë. Më në fund na e dhanë mundësinë dhe në dy vjet ne kemi bërë për Shkodrën atë që nuk është bërë në të gjitha vitet e tjera të marra së bashku”,-tha Rama.

Kryeministri theksoi se nga të gjitha të dhënat ekonomike të biznesit të vogël, vjet ka qenë viti më i mirë i Shkodrës se sapo ka filluar të bëhet edhe një atraksion turistik. Nuk janë thjesht ca turistë që kapërcejnë për gjysmë dite nga Mali i Zi, por ka shumë turistë që vijnë enkas për Shkodrën. Kjo falë ndryshimit që ndodhi këtu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Rama u shpreh edhe se nëse ka një vend ku mund ta thuash se kush mendon se vota nuk vlen e ka gabim, është në Shkodër. ”Mund të shohësh se si vetëm vota kthen përmbys historinë bashkëkohore të Shkodrës nga një histori degradimi, izolimi zhytje në pluhur e pisllëk në një histori rilindje”, tha Rama. Kryeministri theksoi se ka shumë akoma për të bërë akoma, sepse me qytetet e tjera PS ka pasur mundësinë të punojë më shumë, në një kohë më të gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?