”Rama shkoi si struci në Kuvend”, Rudina Hajdari: Deputetët e PS janë thjeshtë kartona

Kaosi në Kuvend dhe revolucioni i nisur nga Sali Berisha me një valë protestash janë analizuar edhe nga ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari. Për të mazhoranca vijon me një mentalitet të vjetër dhe se deputetët e saj janë thjeshtë kartona që i binden urdhrave të kryeministrit Edi Rama. Për rikthimin e kreut të qeverisë sot në Parlament, e ftuar në ”News 24”, Hajdari tha se ishte një rikthim jo shumë burrëror.

Si e patë rikthimin e Ramës në Kuvend?

Hajdari: U kthye si struci sepse po të ishte burrë shteti do kishte thënë dy fjalë. uroj shqiptarët që na u bashkuan në protesta për t’i treguar Ramës se kush është në të vërtetë dhe se shpërfillja ndaj opozitës është shpërfillje e shqiptarëve.

Përjashtimi i deputetëve të opozitës. Si e krahasoni me Parlamentin që është sot me atë që ishte kur ishit ju deputete?

Hajdari: Deputetët e Ramës janë thjesht kartona. Nëse ai ka një këndvështrim autokratik dhe sillet në mënyrë arrogante me opozitën, sjellje që nuk i takon një kryeministri, ata thjeshtë duartrokasin dhe ngrenë kartonin.

Nuk i kanë ikur mentalitetit të vjetër që kur ngrihet kryetari i Kuvendit duhet të duartrokitet. Kur jepet urdhri i Ramës duhet ta ndjekin pas, të gjithë veç Braces që ka një sjellje pak më ndryshe. Janë të gjithë si ato bilbilat që binin sot, nuk thonë asgjë të re për publikun shqiptar.

SHKARKO APP