Rama takim me Begajn në Presidencë: E informova për çështjet kryesore të vitit
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e sotme një takim me Presidentin Bajram Begaj në institucionin e Presidencës.
Takimi i Ramës me Begajn ka zgjatur rreth 50 minuta.
Ndërkohë pas takimit, ka reaguar Rama, i cili shkruan:
Takimi i fillimvitit me kryetarin e shtetit për ta informuar mbi çështjet kryesore të këtij viti qeverisës, si edhe për të përgatitur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ndryshimet e ambasadorëve në misionet tona diplomatike.
Ky takim vjen vetëm një ditë pasi kreu i qeverisë mbajti një mbledhje me kabinetin qeveritar.
Mësohet se kreu i qeverisë do të vijojë edhe sot me mbledhjet. Pas Begajt, Rama pritet të takohet me drejtorët e përgjithshëm të institucioneve, dhe më vonë me drejtuesit e qarqeve.