Rama “shkrin” së qeshuri Haradinajn: Mirë se erdhe, hiqe kollaren tani

Samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor ka nisur punën në vilën qeveritare në Durrës.

Në të merr pjesë edhe Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Edhe këtë herë Rama nuk i ka kursyer batutat dhe të qeshurat.  Teksa ka pritur të parin mysafir të Samitit informal të Liderëve të Ballkanit, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj ai i kërkoi që të heqe kollaren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi nisi në orën 10:00, ndërsa në fokus ka rritjen e zbatimit të angazhimeve të marra në Samitin e Triestes në korrik 2017.

Swiss Digital Mobile Reklama
Report TV - Samiti i kryeministrave të Ballkanit në Durrës, Rama - Haradinajt: Hiqe kollaren

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?