”Rama shpall veten kryetar i Shkencës”, Berisha: Projektligji i ri është një goditje fatale për Universitetet

Nga dritarja e banesës, Sali Berisha tha se arsimi në Shqipëri sot ka 5400 pedagogë dhe asistent nga 11000 që ishin në vitin 2013. Një rënie e numrit të pedagogëve dhe asistentëve që i atribuohet, sipas Berishës politikave të ndjekura nga qeveria. Berisha po ashtu ngriti shqetësimin për autonominë lokale. Ai akuzoi qeverinë se ka shkelur kushtetutën dhe Kartën Europiane të Autonomisë Lokale.  ”Së fundi të dashur miq, ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit. Ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës. Me këtë vendim ai i ka dhënë një goditje fatale universiteteve të vendit, për të cilët liria akademike, nënkupton lirinë e kërkimit shkencor. Është jetike, sa është ajri për zogjtë që fluturojnë. Duhet ta ndalim, është radha jonë. Çdo ditë që kalon duhet të jemi në betejë”.

SHKARKO APP