Rama shpërndan lajmin e infektimit, Budina: Më thanë jam pozitiv me Covid-19, por s’kam dokument
Regjisori Robert Budina reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama ku bëri publik faktin se ai dhe i vëllai Edmond Budina ishin infektuar me Covid-19.
Në një intervistë për Ora News, Robert Budina tha se nuk e dinte nga e mori kryeministri këtë lajm dhe se ai nuk ka ndonjë dokument që vërteton se është i infektuar.
Pasi bëri testit, ai rezultoi pozitiv, por e gjitha kjo i duket një lojë politike.
Robert Budina: ”Ju dini gjë që zoti kryeministër është drejtori i testeve të Covidit? Unë nuk e di që të jetë i tillë dhe nuk e di nga e mori këtë lajm. Unë deri në momentin që po flasim nuk kam marrë një dokument që jam i vërtetuar me Covid. Mora thjesht një këmbëngulje. Para një jave e gjysëm kam qenë në një të afërmin tim që ndërroi jetë, dhe dikush aty ka qenë i infektuar me Covid. E paska marrë vesh këtë lajm zonja Silva Bino, dhe kërkoi me këmbëngulje që të bënte testet e vëllezërve Budina, meqë dolën merat tonë. Me një këmbëngulje të jashtëzakonshme u kërkua që ne të bënim testin, pa pasur asnjë shenjë. E bëmë testin, rezultuam pozitivë. Kryeministri para se të dilte vetë autoriteti përkatës, bëri një status duke na uruar me hipokrizi shërim të shpejtë, ndërkohë unë kërkoj që të bëhet testi i fëmijëve të mi por më thonë jo sepse nuk kanë shenja. E gjithë është një lojë e qartë politike.”