Rama: Shqipëria bën për vete Berlinin, një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike

Stenda gjigante e Shqipërisë në panairin ndërkombëtar të turizmit ITB Berlin 2025 tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve. ”Shqipëria bën për vete Berlinin”, shkruan kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau opinione të të huajve të cilët vizituan stendën e Shqipërisë.
”Albania All Senses”, sipas Ramës, nuk është thjesht një slogan, por gjithçka që përfaqëson Shqipëria si një nga destinacionet kryesore më të bukura turistike.
“Jemi këtu për t’u njohur me njëri-tjetrin. Nuk e dija më parë që Shqipëria ishte ‘Vendi i Nderit’. Interesante ishte se si ju nxorët në pah Shqipërinë e vërtetë në Ceremoninë e Hapjes. Mora një panoramë shumë të qartë të peizazheve.
Alpeve, deteve, kulinarisë, një diversitet i madh që na rrëfyet. Prej kësaj jam shumë e interesuar që ta vizitoj Shqipërinë. Do të vij. Gjithashtu pashë Shkodrën Elektronike. Ata me të vërtetë përfaqësuan muzikën tuaj, ishte vërtetë shumë e këndshme”, u shpreh një prej vizitoreve.