Rama: Shqipëria mund të bëjë histori suksesi
Teksa tha se Shqipëria mori menjëherë masat, kryeministrin Edi Rama tha se masat e marra nga qeveria dhe nga reagimi popullor po hyn në histori suksesi. Kreu i qeverisë shtoi përmes një video online në facebook, se aktualisht ka një numër shpresëplotë të të shoqëruarve e megjithatë kjo nuk duhet të shërbejë që qytetarët të neglizhojnë masat mbrojtëse, pasi bilancet e luftës tha ai, bëhen në fund.
“Na duhet të përshkallëzojmë të gjitha këto masa që një pakicë absurde të mos marrë në qafë shumicën që duhet ta lehtësojmë sepse po lufton dhe reziston në mënyrë shembullore. Nuk mund ta humbin këtë luftë për qejfin e atyre që s’po duan të marrin vesh. Do ta fitomë këtë luftë me sesben. Shqipwria është në gjendje të bëjë një histori suksesi. Sot kemi numër shërimesh që na jep optimizëm. Duhet të mos harrojmë se bilancet e luftërave bëhen në fund dhe nuk ka ndeshje që fitohet pa rënë bilbili. Ne duhet të vazhdojmë të rezistojmë ndërsa bilbili të vazhdojë të bjerë fort për sabotatorët e papërgjegjshëm të kësaj lufte për jetë a vdekje, dhe kemi detyrimin të dalim kryelartë”.