Rama: Shqipëria njeh Guaidon si presidentin e Venezuelës

Pasi kreu i opozitës së Venezualës, Juan Guaidó u shpall president i përkohshëm, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në “Twitter” kreu i qeverisë pohoi se Shqipëria e njeh Guaidón si kreun e shtetit të Venezuelës.

#Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidenti të Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se e njeh Juan Guaidó, si president të përkohshëm të këtij vendi. Guaidó u betua për një mandat të dytë ne fillim të këtij muaji, pas zgjedhjeve që u përcollën me akuzave të mëdha për manipulimin e votave.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?