Rama: Shtëpi dhe kujdestare për Alesion
Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë foli dhe për Alesio Cakonin, djalin 10-vjeçar i cili humbi babanë, motrën dhe e ka nënën ende në spital. ”Data 15 është afati i fundit për të sistemuar me shtëpi familjet më fatkeqe. Për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jetë me shtëpi. Edhe ata kalamajt me të cilat isha mbrëmë. Duhet gjetur dhe mënyra si duhet të kujdesemi për njërin prej tyre që ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët. Do i japim shtëpinë, do i vëmë një kujdestare. Daja jeton në Angli, ka ardhur përkohësisht. Shtëpia do jetë në emrin e tij, ai është i zoti i shtëpisë”.