Rama si Veliaj: Teatri Kombëtar do të shembet, vendos shumica

Kryeministri Edi Rama ashtu si kryebashkiaku Erion Veliaj nuk tërhiqet nga plani për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një godine të re në truallin e tij. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Rama kur u pyet për këtë çështje dhe paralajmërimin e  Presidentit Meta për një padi në Kushtetuese tha se kushdo ka të drejtë të ketë opinionet e tij por në fund vendos shumica, që në rastin konkret është mazhoranca dhe PS që kanë vendosur ta shembin. “Është një proces për të cilin jam shprehur. Ajo godinë duhet shembur dhe Shqipëria duhet të ketë një teatër të ri kombëtar të denjë për këtë emër. Mezi pres të shoh teatrin e ri kombëtar. Të gjithë kanë të drejtë të kenë opinionet e tyre por në fund vendos shumica. Ne jemi shumica dhe e kemi marrë këtë vendim. nuk shoh sesi pakica mund të imponohet në vendimmarje”, tha kryeministri Edi Rama. Maxhoranca synon brenda këtij sesioni parlamentar të kalojë ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor. E deklaroi kryeministri Edi Rama sot në videokonferencën online me gazetarët.

Pandemia dhe rindërtimi

Kryeministri Edi Rama deklaroi se asnjë qindarkë e dedikuar rindërtimit nuk është prekur për të menaxhuar pandeminë e koronavirusit. “Nuk ka asnjë lloj ngecje apo situatë të veçantë lidhur me fondet e rindërtimit, jemi në proces, kemi pasur një vonesë objektive të shkaktuar nga situate e pandemisë. Këtë javë finalizohte gara e Fondit shqiptar të Zhvillimit për shtëpitë individuale. Besoj nis puna. Gara për shkollat është në stad të avancuar. Ka mbaruar faza e parë. Fillojnë përzgjedhjet e fazës së dytë për të nisur nga ndërtimi I shkollave. Kemi prezantuar planet e rindërtimit për lagjet. Nuk ka asnjë problem me fondet nuk kemi prekur asnjë qindarkë të dedikuar rindërtimit në kushtet kur pandemia na detyroi të rishikojmë zëra të caktuar të buxhetit të shtetit. Jam optimist që së shpejti do të nisim të ngremë kantieret e para”, u shpreh Rama.

Reforma zgjedhore

Në konferencën online me gazetarët, kryeministri Rama u pyet në lidhje me procesin zgjedhor dhe bashkëpunimin me opozitën. Rama u përgjigj se janë duke u ndjekur rekomandimet e OSBE/ODHIR-it, ndërsa referuar propozimeve të opozitës, ai shtoi se ato nuk përputhen me ato të OSBE/ODHIR-it.

Pyetje: Integrimi kërkon sakrifica dhe një nga to është janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. A keni bërë shumë sakrifica për të bashkëpunuar për të rënë dakord, si p.sh qeveria kujdestare para zgjedhjeve?

Rama: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk janë një sakrificë, por janë një detyrim. Zgjedhjet e të lira dhe të ndershme Shqipëria ka pasur prej disa raundesh. Sigurisht cilësia e tyre duhet përmirësuar më tutje. Këtu nuk bëhet fjalë për të pranuar propozimet e opozitës, por për tu dakordësuar për sugjerimet e OSBE-ODHIR. Nuk di të ketë ndonjë sugjerim të tyren që përputhem me atë ç’ka ju thatë. Këto rekomandime janë shumë të qartë dhe di që këto pika janë të panegociueshme: depolitizimi i administratës zgjedhore që ka qenë një problematike me politizimin e administratën deri në ekstreme. Në këtë pikë jemi të gatshëm që ta bëjmë dhe administrata zgjedhore tu takojë qytetarëve dhe jo partive.  Dhe e dyta e përfshira në kolegjin zgjedhor të gjykatësve që nuk kanë kaluar Vettingun. Gjykatës që nuk kanë kaluar Vettingut, nuk do t’i pranojmë që të jenë pjesë e kolegjeve zgjedhore. Për të tjerët janë pjesë e rekomandimeve dhe janë pjesë e diskutimeve dhe presim që të shkojmë drejt një procesi më të mirë e transparent.

Pyetje: Si e vlerësoni deklaratën e delegacionit të BE se nuk ka marrë pjesë procesit legalizimin e hashashit? Distancim apo dështim i nismës tuaj?

Rama: Ka thënë të vërtetën, nuk kemi negociuar me delegacionin evropian. Nuk e tha kush këtë. Unë thjeshtë ju përgjigja një pyetjeve nga gazetarët. Nuk kam asnjë vlerësim të posaçëm se nuk ka as vlerësim. Vlerësimit dhe konsultimet do i bëjmë me disa vende ku ka pasur eksperienca të futjes në jetën ekonomike të përpunimit të kanabis mjekësor.

Pyetje: Pse në këtë kohë projekti i legalizimit të kanabisit dhe a ishte kjo ide e juaja?

Rama: Kohë më parë e kam thënë se nuk është koha për të folur. Është koha për të vënë situatën nën kontroll. Por tani jemi në vitin e 3 apo të 4 të konsolidimit të situatës. Kemi më se një vit që po e analizojmë. Tani janë pjekur kushtet. Nga vijnë idetë? Nuk jam ata që luftojnë për copyright. Di që jemi në kohë që do ta shtyjmë përpara këtë proces dhe brenda këtij sesioni parlamentar ta kalojmë.

SHKARKO APP