Rama: S’ka marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit

Kryeministri Edi Rama ka komentuar nga Vlora çështjen e kufirit detar me Greqinë, teksa kjo e fundit ka deklaruar se do të kërkojë zgjerimin me 12 milje në ujërat shqiptare.

Gjatë një prononcimi për gazetarët, kreu i qeverisë deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit.

Nuk mund të ketë një marrëveshje për detin me Greqinë pa miratimin e presidentit Meta. Është presidenti ai i cili firmos marrëveshjen dhe më pas presidenti ka mundësinë ta dërgojë dhe apelojë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk mund të bëhet asgjë pa miratimin e presidentit dhe kushdo që i ha këto gjëra është thjesht trupeshk. Nuk ka pasur shtrëngim duarsh mes meje dhe presidentit Meta sepse s’na i lejon covidi“, tha Rama.

 

SHKARKO APP