Rama: Skuadra e PD është zhgënjyese edhe për mua

Kryeministri Edi Rama,, teksa po flet për programin dhe listat e PS-së për 25 prillin, komentoi listat e kandidatëve për deputetë që partitë politike opozitare dorëzuan të hënën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pasi lavdëroi listën e Partisë Socialiste, ai sulmoi atë të partive të opozitës.

”Jam i bindur që kjo është e vetmja mënyrë që një parti politike t’i rezistojë kohës dhe të jetë konkurrente. Lista e Partisë Socialiste është fuqia dhe ndryshimi, lista e PD është afirmimi i fosilizimit. Skuadra e PD është zhgënjyese edhe për mua. Nuk besoj që kjo ishte maksimumi që mund të bënte PD, pavarësisht situatës absolutisht të vështirë ku ndodhet për shkak të një lidershipi pa karakter. Ndërsa për listën e LSI nuk dua të humbas kohë, ajo është lista e SPAK dhe OFL”,-tha Rama.

SHKARKO APP