Rama s’merr vesh nga negociatat/Biberaj: Protesta, të tjerë kryebashiakë do dalin për…

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Aleksandër Biberaj, ka rikthyer në vëmendje djegien e mandateve të opozitës të ndodhur një vit më parë ku ka theksuar se ishte vendimi i duhur, opozita në parlament ishte fasade dhe nuk mund të futej me këtë kryeministër dhe qeveri në zgjedhje.

”Djegia e mandateve mendoj se ishte e vetmja zgjidhje, pasi opozita në parlament ishte fasade dhe nuk mund të futej me këtë kryeministër dhe qeveri në zgjedhje, por mendoj se ka qenë vendimarrje e guximshme dhe në kohën e duhur. Ishin 10 protesta të mëdha kombëtare që mund të menaxhoheshin më mirë në mënyrë që ne të qëndronim në shesh për orë të tëra në mënyrë që të rrëzohej qeveria”,-tha në ”abcnews”.

Ai pohon se qeveria e sotme nuk merr vesh me negociata dhe se protetstat janë e vetmja rrugë me të cilën mund ti bëhet ballë asaj. Sipas tij zhvillimet në vend duhet të jenë me emergjencë, pasi situata është thuajse si në 91′, por sot jemi akoma më keq pasi në atë kohë kishim shpresë ndërsa tashmë nuk kemi as shpresë.

”Ne jemi në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar dhe informacione të shumta vijnë për kryetarë të përfshirë në krim. Do të ketë sërish raste të tjera, por çdo gjë në kohën e vet. Një model i tillë qeverisës nuk merr vesh me negociata, por vetëm me protesta. Duhej të kalonte një vit që ato të uleshin në negociata për kodin zgjedhor”.

SHKARKO APP