Rama sqaron akuzat e BILD: Fatkeqësisht idiotët e PD nuk kuptojnë se sa mirë e kalova me shefat e BILD kur isha në Mynih

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot arsyet se përse është tërhequr nga padia ndaj gazetës gjermane “Bild”, e cila publikoi skandalin e përgjimeve dhe vjedhjes së votave në Dibër.

Në një mesazh në Twitter kryeministri thotë se pasi u takua disa muaj më parë me shefat editorial të gazetës, në një darkë të mbajtur në Mynih, ka vendosur të tërhiqet nga padia për arsye njerëzore.

Në sqarimin e tij, Rama nuk harron dhe të sulmojë ashpër opozitën.  “Në greqishten e vjetër idiot quhej personi që s’duhet të merrej me çështje të interesit publik, po vetëm me punët e veta. Fatkeqësisht më kanë qëlluar kundërshtarë disa që politikën e kanë si nevojë personale dhe jashtënxjerrin papushim në publik idiotësinë e tyre! Por paçka se fatmirësisht ky popull ua njeh erën prej kohësh dhe as u afrohet më, sqarimet duhen bërë për popullin jo për ta! U njoha me shefat editorialistë të BILD gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih dhe kaluam aq bukur sa nuk pata më motiv për ta vazhduar gjyqin. Njerëzore!”,- deklaroi kreu i qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht marrëdhënieve miqësore të Edi Ramës me drejtuesit e BILD, dje gazetari që publikoi skandalin, Peter Tiede, tha se do të publikojë materiale të reja që flasin për afera të qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?