Rama status ironik për Vetting-un në politikë
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ribëri thirrje për themelimin e Vetting-ut në politikë, duke theksuar se SPAK dhe BKH vetëm mund të hetojnë e dënojnë nëse e provojnë që politikanë ka lidhje me kriminelët, ndërsa propozimi i tij synon të spastrojë të gjithë ata politikanë të korruptuar. Por kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet përmes një statusi ironik. ”Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim. Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë. Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim.Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s’kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin”, shkruan Rama.
Ai krimineli është shoku i burrit të motrës së kundërshtarit tim.Mamaja e tij ka lidhje me tre komshi kriminelë.Krushku i njërit është trafikant që del i lidhur me kundërshtarin tim.Shans për të marrë pushtet me zgjedhje unë s'kam. Prandaj dua Veting për lidhjet e tij me krimin🤡
— Edi Rama (@ediramaal) September 18, 2018
KOHA JONË SONDAZH

