Rama sulmon ndërkombëtarët dhe ambasadoren e SHBA: Nuk pyesim më njeri. Jemi vend sovran

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur sot ndryshimet e njëanshme kushtetuese dhe ka dalë hapur kundër ambasadorëve të SHBA-BE dhe gjithë partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, kryeministri u është drejtuar ndërkombëtarëve me tone sovraniste duke deklaruar se parlamenti i Shqipërisë nuk pyet njeri se çfarë vendos për reformën zgjedhore.

“Ky është mesazhi i një parlamenti sovan, një qeveria sovrane dhe një kryeministri sovran”,– tha ndër të tjera Rama.

Rama replikoi me ambasadoren e SHBA, e cila deklaroi pak ditë më parë se do të ndiqte procesin dhe priste nga liderët politikë që të mbanin fjalën. Sipas Edi Ramës këto qëndrime janë të papranueshme për një vend sovran. Kjo është hera e parë që kryeministri Edi Rama replikon hapur me përfaqësuesit e rëndësishëm diplomatikë duke u dhënë “leksione” sovraniste dhe mesazhe për ndërhyrjen në punët e brendshme të Shqipërisë.

“I takon shtetit shqiptar që të vendosë përmes parlamentit të vet, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë me ambasadoren amerikane apo të tjerë. Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tonë. Nuk është përgjegjësia e tyre. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë a do e mbajnë fjalën, sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time, por për të gjithë ne, dhe ajo fjali është një arsye për çdo person, qoftë socialist, demokrat, apo ballist, që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin e vet në këtë sallë, të mos e bëjë qesharak popullin e vet dhe vendin e vet, shtetin e vet”,- tha kryeministri Rama.

Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Rama tha se sot qeveria që ai drejton është në anën e duhur të historisë dhe se zhvillimit demokratik të vendit. “Të dalësh kundër kësaj do të thotë të jesh në anën e gabuar të historisë dhe kundër popullit tënd”,- tha kryeministri.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP