Rama surprizohet nga vlonjatët me një buqetë të madhe me lule të kuqe: Nuk e kam sot datëlindjen

Në Vlorën ku ishte edhe deputet, kryeministri Edi Rama mori nga qytetarët një buqetë të madhe me lule të kuqe, karafila. I suprizuar, Rama tha se sot nuk e ka as datëlindjen.

“Unë nuk e kam ditëlindjen sot, dhe as partia Socialiste. Megjithatë këto lule do të shkojnë për Partinë Socialiste, e cila do të vazhdojë të qeverisë edhe për 10 vitet e ardhshme. Asnjë tjetër nuk mund ta bëjë këtë që po bën Partia Socialiste”,-tha Rama.

Po ashtu Rama është ndalur edhe tek kriza që ka përfshirë botën. Rama theksoi se pavarësisht krizës së energjisë elektrike qeveria ka bërë të pamundurën që të mos lejojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

SHKARKO APP